• |
ide | kryesore

BIRN: Tërhiqet PS, gati të votojë mocionin për mandatin e deputetes Xhaçka

Arkiva, Lajme, Të fundit
Xhaçka



Në një ndryshim qëndrimi të papritur, mazhoranca pranoi të martën që të futet për votim në seancën më të afërt plenare mocioni për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, pasi votuan në dy herë radhazi kundër dërgimit për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.

Xhaçka akuzohet se gjatë kohës kur mbante detyrën e Ministres së Jashtme, Komiteti i Investimeve Strategjike i drejtuar nga kryeministri Edi Rama miratoi statusin e “investitorit strategjik” për bashkëshortin e saj, Artan Gaçi, i cili po ndërton një hotel në Dhërmi. Më pas, përmes një vendimi qeverie hotelit iu dha e drejta e përdorimit afatgjatë të brigjeve të detit.

Amëtarët socialistë në Këshillin e Legjislacionit ranë dakord që vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili detyron Kuvendin ta votojë pa vonesë dërgimin e mocionit për interpretim, të votohet në seancën e datës 12 shtator, si seanca e parë e punimeve të sesionit të ri parlamentar.

Fillimisht kryetarja e këshillit, deputetja e opozitës Dhurata Çupi, propozoi që kryetares së Kuvendit t’i dërgohej një raport me arsyetim ku i kërkohej asaj që të informonte deputetët për ‘detyrimin’që kanë për të votuar ‘Pro’, sipas arsyetimeve të dhëna në vendimin e gjykatës.

Çupi theksoi se për shkak të qëndrimit kundër të mazhorancës për këtë çështje dhe tentativës për të mbrojtur kolegen e tyre, Kuvendi ishte gjetur në shkelje të Kushtetutës në vendimet e tij të mëparshme.

Por deputetja e PS, Klotilda Bushka tha se rekomandimi për kryetaren nuk ka pse të ketë arsyetime shtesë.

“Ky këshill duhet t’i propozojë kryetares së Kuvendit ta përfshijë këtë vendim në rendin e ditës së seancës plenare më të afërt, kjo duke ju referuar vetë arsyetimit të Gjykatës Kushtetuese”- tha Bushka duke shtuar se “nuk ka munguar ndonjëherë vullneti dhe impenjimi për të ekzekutuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.

Ndryshimi i qëndrimit të mazhorancës ndaj çështjes u komentua me habi nga anëtarët opozitarë në mbledhje, të cilët rikthyen debatin dhe akuzat për mbrojtjen politike që iu dha Xhaçkës në më shumë se dy vite që kur opozita dorëzoi mocionin në Kuvend.

Disa javë më parë ish-kryetari i grupit socialist Bledi Çuçi lajmëroi publikisht se vendimi do të “ankimohej” në Komisionin e Venecias dhe e cilësoi urdhërimin e Kuvendit nga gjykata si anti-kushtetues dhe deklaroi se deputetët votonin si të donin pasi ishin të pavarur.

Vendimi i arsyetuar i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me vendimmarrjen kritikon ashpër shumicën parlamentare për shkelje kushtetuese me pasoja të rënda, referuar qëndrimit të prillit kur deputetët socialistë rrëzuan një vendim të mëparshëm të kësaj gjykate për këtë çështje.

Por, sipas Kushtetueses, Kuvendi nuk ka respektuar vendimmarrjen e gjykatës në shkelje të detyrimeve kushtetuese dhe se kjo shkelje e Kushtetutës kishte prodhuar një krizë të re, që veç të tjerash cenon vetë themelet e shtetit. /Marrë nga Reporter.al

LEXO EDHE: Lëreni Olta Xhaçkën, por merruni me gjykatësit sharlatanë

Mandati i Olta Xhaçkës/ Vijon farsa parlament kushtetuese


3 Comments

  1. SA SHIKOJ TE KETILLA LAJME I THEM VETES

    BERA MIRE QE IKA DHE IA QIVA ROPT ATIJ VEND SHPELLARESH
    QE NUK QYTETOROHET DHE NUK FISNIKEROHET DOT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *