• |
ide | kryesore

Plagosi 24-vjeçarin gjatë një konflikti, arrestohet në Durrës autori i shpallur në kërkim

Lajme, Të fundit



Një 33-vjeçar i cili ishte në kërkim është arrestuar ditën e sotme në Durrës. Bëhet me dije se Ilir Buçeza 33 vjeç, ishte në arrati prej 3 muajsh, pasi plagosi me armë zjarri djalin e xhaxhait 24-vjeçarin Eduart Buçeza.

Gjykata e Durrësit ka dënuar Buçezën me burg për “Plagosje të rëndë me dashje” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Mësohet se ngjarja ka ndodhur më 21 maj të këtij viti, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta në fshatin Shënavlash, Buçeza plagosi djalin e xhaxhait me armë zjarri.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *