• |
ide | kryesore

Kurti njoftohet se Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës në Sanxhak

Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,u takua ditën e djeshme me Sonja Biserkon, themeluesen dhe presidenten e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi.

Në takim morën pjesë edhe Nenad Çanak, politikan serb, bashkëthemelues dhe ish-udhëheqës i partisë së qendrës së majtë, Lidhja e Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe Mark Baskin, profesor dhe drejtor i Qendrës për Dialog Humanitar.

Gjatë takimit, Biserko, Çanak dhe Baskin e njoftuan kryeministrin Kurti se po flitet që Beogradi zyrtar po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës, sidomos atyre nga veriu për në Sanxhak, ku siç po thuhet po ndërtohen shtëpi dhe banesa për ta. Ata apeluan te kryeministri Kurti që të përpiqet të parandalojë një skenar të tillë.

Kryeministri Kurti ritheksoi rëndësinë e demokracisë, sundimit të ligjit dhe barazisë për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe posaçërisht përfshirjen e komunitetit serb në të gjitha aspektet e ekonomisë dhe shoqërisë.

Ai njoftoi mysafirët e tij për të drejtat që gëzojnë komunitetet jo-shumicë në Kosovë, si dhe përpjekjet e Qeverisë për rritjen e mundësive për këto komunitete në shumë fusha si arsimi, punësimi dhe siguria e tyre.

Në takim u diskutua edhe për situatën dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, vullnetin dhe shanset për integrim në BE dhe NATO, e në veçanti për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, historinë dhe aktualitetin, si dhe perspektivat për të ardhmen./KosovaPress


2 Comments

  1. E pastaj!! Në të sëmës të shkojnë. Kujtojnë se do bëjë bujë e do ngrihet perëndimi ti mbrojë!! Po sa shqiptarë kanë larguar ata nga votrat e tyre??
    Me mijëra që nga kongresi i Berlinit ku rrëmbeu tërë ato territore e dëbuar shqiptarët në masë. Dhe këtë e di mirë perëndimi europian sepse qenë ata që dhanë dritën jeshile hordhive serbe!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *