• |
ide | kryesore

Qarkullonte me armë zjarri dhe kokainë, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Lajme, Të fundit



Komisariati i Policisë Nr. 2 ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Room”, i fokusuar në goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Operacioni ka rezultuar në arrestimin në flagrancë të një 33-vjeçari.

Shtetasi K. A., 33 vjeç, banues në Tiranë, është arrestuar për veprat penale të “Mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, dhe “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë Nr. 2 kanë ushtruar një kontroll në një dhomë hoteli në Rrugën e Kavajës, ku K. A. ishte akomoduar.

Gjatë ndërhyrjes, ky person nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të policisë. Në kontrollin e dhomës janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e dyshuar narkotike kokainë, si dhe një armë zjarri pistoletë me krëhër dhe municion luftarak.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *