• |
ide | kryesore

Trafikonin lëndë narkotike, arrestohen dy persona në Sarandë

Lajme, Të fundit



Dy persona u arrestuan në lidhje me veprimtarinë e trafikimit të lëndëve narkotike. Bëhet me dije se të arrestuarit janë Jasin Avdi që transportonte lëndën narkotike, si dhe shtetasi Frrok Lleshi që e shoqëronte dhe kishte dijeni për veprimtarinë e tij kriminale.

Gjithashtu mësohet se policia ka sekuestruar 2.21 kg cannabis sativa, 2 automjete dhe 2 celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *