• |
ide | kryesore

Diskutohet dialogu dhe siguria/ Lajçak dhe ministri i Turqisë vizitojnë sot Kosovën

Lajme, Të fundit



Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan vizitojnë sot Kosovën. Zyrtari nga Brukseli Lajçak njoftoi se qëllimi i tij është të përgatisë një takim në nivel kryenegociatorësh. Javën e kaluar, gjatë pjesëmarrjes në forumin për siguri, Globsec, emisari europian u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçic, në Pragë.

Ministri turk, ndërkohë, do të takohet me zëvendëskryeministren, Donika Gërvalla. Vizita e Fidan në Prishtinë vjen në një kohë kur Kosova kërkon të forcojë marrëdhëniet me Ankaranë, të marrë armatime, por gjithashtu vjen pasi inteligjenca e Turqisë ndaloi një shtetas të Kosovës me dyshimin se drejtonte operacionet e shpërndarjes së parave për veprime spiunazhi në ndihmë të Mossad-it izraelit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *