• |
ide | kryesore

Berisha futet në SPAK: Më kanë hetuar deri në tre breza, po shkoj të marr akuzën politike

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Sali Berisha në një deklaratë për mediat, pak përpara se të hyjë në SPAK, tha se po shkon që të marrë akuzën politike.

“Jam sot për tu paraqitur atyre betimin solemn se Rama jo vetëm që nuk do marrë mandat të 4 por shumë shpejt do ta lëshojmë me pjesën e trupit që ka më qef në tokë. SPAK bazuar në kallëzimin e rremë të Ballës më ka hetuar në tre breza deri tek mbesat, në kohë që ato ende nuk kishin lindur.” – u shpreh Berisha.

Berisha deklaroi se në dosjen e klubit Partizani mungon fakti penal dhe se shteti nuk ka humbur para publike. Sipas tij, toka kurrë nuk është shpronësuar. Prokurorinë e Posaçme e quajti prokurori private të Edi Ramës.

“Në dosjen e klubit Partizani mungon fakti penal dhe shteti nuk ka humbur para publike. Toka kurrë nuk është shpronësuar. 

Firma e Sali Berishës nuk ekziston në ndonjë dokument. Nuk ka asnjë fakt penal në hetimet që zgjatën sa një Luftë Botërore. Sot po njihem me akuzën politike.” – u shpreh Berisha.

Pas rreth 15 minutash para mediave, Berisha në ora 12:21 u fut në SPAK. ©Lapsi.al 


4 Comments

  1. Sot ne Tirane vjen presidenti izraelit. Asnje njoftim shteteror se cili eshte qellimi i vizites dhe çfare synon ajo. Mos vallë lideri yne global eshte vetofruar me deshire apo nën shantazh të pranoj qindramijra palestinezë të gazës që po shpërngulen nga vendbanimet e tyre! Jo rastesisht Berisha thirret sot ne spak per tu njohur me akuzen qe vemendja dhe opinioni publik te fokusohet aty dhe jo re vizita e presidentit te Izraelit ne Tirane!

  2. Berisha del pas 8 muajsh nga shtëpia: Rama do ta sigurojë mandatin e katërt,me vjen keq o shkulLlak qe nuk te pyeten ty,e pate o shpellkare si shkoje ne spak,si nje Qyrranjos vicidolas,te shkruajtur e kishte fjalimin,por gjuha e trupit fliste shume ne degaradimin e tij burreror,deri sa arriti ti thote gazetares Lala qe ti je e qeverise,para disa muajve i tha qe ti je nje heroine e gazetarise.salih i corientuar totalisht.te rroni vet o shpellkar te salihut.Te hetohesh ne tre breza ti del Dobic serb vella me karaxhicin,por kete nuk e bejn.

  3. Po qe se i kane hyre tre breza o shoku komunist burrishe, do dalesh i pervelum jo i djeg. Ke ardhe me valixhe druni ne Tirone dhe ja ke kaluar Erdojanit per pasuri, me ata gjytyryme qe ke mas vetes. Duke i lene mas shpine gjynofet qe ke bo me pronaret, qe pranove 7501 dhe ti quaje ish pronare, duke lone mas shpine gjynofet qe ke bo me te persekutumit qe i mashtrove deri ne poshterim….. ke gjynofe me ata matane oqeanit qe nuk te falin …… . Nese ka ndonje piçkelliu ose ndonje piçkellonje qe do te kruhet me argumenta … bujrum…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *