• |
ide | kryesore

Ekskluzive/ Dokumenti që kompromenton kryeprokuroren e sapozgjedhur

Kryesore

Arta Marku e zgjedhur sot në krye të Prokurorisë së Përgjithshme me 69 vota të Partisë Socialiste rezulton e kallëzuar penalisht në korrik të vitit 2008. Lapsi.al dispozon dokumentin që e fakton këtë gjë. Prokurorja e Shkodrës akuzohet për tre vepra penale pas një inspektimi të bërë nga Ministria e Drejtësisë e cila asokohe drejtohej nga Enkelejd Alibeaj. Arta Marku ka lënë padrejtësisht në burg për 2 muaj dhe 13 ditë shtetasin Arben Ndoja.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë ajo ka konsumuar këto vepra penale. ‘Heqje e padrejtë e lirisë’, ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Kryerja e veprimeve arbitrare ose dhënia e urdhrave arbitrare, nga ana e punonjësit që kryen një funksion shtetëror ose një shërbim publik gjatë ushtrimit të detyrës së tij, të cilat prekin lirinë e shtetasve’.

Sipas Kodit Penal, për këto vepra dënimi është si më poshtë:

Dënim me gjobë deri në një vit burg për ‘Heqje të paligjshme të lirisë’.

Buurgim deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga treqindmijë deri në një milion lekë për ‘Shpërdorim detyre’

Gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet për “Kryerja e veprimeve ose dhënia e urdhrave arbitrare, nga ana e punonjësit që kryen një funksion shtetëror ose një shërbim publik gjatë ushtrimit të detyrës së tij, të cilat prekin lirinë e shtetasve”.

Arta Marku do të mbahet mend si kryeprokurorja e zgjedhur mes tymit dhe flakës në Kuvendin e Shqipërisë. Në seancën e sotme deputetët e opozitës hodhën tymuese në sallë dhe sende të tjera kundër Kryeministrit. Opozita thotë se Rama kërkon të kapë sistemin e drejtësisë dhe të mbyllë dosjet korrupsionit.

Ndërkohë pavarësisht këtyre akuzave, ndërkombëtarët janë reshtuar pro qeverisë. Pas zgjedhjes së Arta Markut në krye të organit të akuzës, ambasada e SHBA bëri një deklaratë ku dënoi aktet e dhunës, si dhe shfrytëzoi sërish rastin për të sulmuar Adriatik Llallën, të cilin e cilësoi si kryeprokurori që hezitoi të hetonte politikanët.

Arta Marku u përfol që prej momentit të parë që kandidoi si e zgjedhura e Ramës. Ajo është nxitur dhe mbështetur për kandidimin prej Ulsi Manjës, kreu i komisionit të ligjëve dhe zyrtarë të tjerë të mazhorancës.

Shihni më poshtë dokumentin që fakton kallëzimin penal të bërë ndaj Arta Markut gati 10 vjet më parë.

©LAPSI.al

18 Comments

  1. jeta eshte proces zhvillimi ,nuk eshte e rendesisheme per njeriun ,per gabimin qe beri cili doqofte,mbasi njerez te perkryen nuk gjinden ,por e rendesisheme eshte te shohe veprimin e raport me te verteten dhe te kuptojne se ne fakt cfar po ben mbasi ne kete ecuri zhvillimi qendimi saje vlersohet dhe matet me te verteten prej nga ku fillojne akuzat dhe disfavoret,sejcili duhet ta justifikoje pergjegjesin sepse ndoll qe mosveprimi me pergjegji pergjegjsia kthehet ne llogari,ketu fillon problemi qe askujt si pelqen

  2. weeee weee sa te pa fytyre qe jeni o ju te Lapsit.. weeeee..
    Mjafton te shkruhet kunder qeveris dhe rames.. po nuk ka rendesi se cfare shkruhet.

    Kulmi.

  3. Jam e bindur se nese kjo zonja qe u zgjodh sot kryeprokurore nuk do te ishte zgjedhur nga PSja.. keta te Lapsit jo vetem qe nuk do shkruanin kete pacavure por do ta lavderonin per integritetin e saj etj etj , e plot elozhe te kesaj natyre.
    Mjaftoi vetem qe PS e vuri ne nje vend te rendesishem dhe e leshuan gjuhen tamam si te ishin gore.
    Turp.

  4. keto akuza jane si te thuash ngreu o i vdekur te hash pule te pjekur.po ne 2008 nuk ka qene ne pustet np.d. apo e urdheruian ta linte ne burg dhe pastaj i thane po bejme nje vendim fallso per tyja.ska nevoj me teper populli e di mire fytyren e udheheqesve grabitqare te p.d.nuk ereabilitohen.

  5. Pyetje per Lapsin: mbas kallezimit penal nga ana e Alibeajt, cfare i ndodhi prokurores? U denua? Besoj se nuk eshte denuar, perndryshe do te na kishit sjelle denimin, jo denoncimin. Gjithesesi, edhe sikur te ishte denuar, fakti eshte qe pas asaj ngjarjeje te ndodhur mbi dhjete vite me pare prokurorja ka vijuar rregullisht detyren. Me pak fjale, ‘lajmi’ eshte krejt kot. Lerini keto zhgarravina dhe shkruani per gjera serioze. Si p.sh. per arsyet e mundshme qe e bene Kryemadhen te humbte toruan sot ne Kuvend.

  6. Kto jo vetem qi jon pjerdh ka trut ne kujtojn qi poplli ha bar po ne kon i ligsi t modhe ne ato qi shkrujn.
    Tamom si grat e kqija per mos me i thone tamom gore.

  7. Andi nuk ve mend! Sa me shkruan aq ,e shume del se kush eshte ne te vertete! Nje njeri i semure ashtu sic jane te gjithe skorta e poshter e njerezve qe akoma mbeshtetin Salen dhe Liken qe tani u kuptua qe nuk i ka bere vjedhjet vetem! Paska qene dhe eshte Monika ne krye te familjes Meta!

  8. rama e emeroi kryeprokuroren, ai si gjithmone, nuk di gje cfare ndodh as me pare apo dhe me pas …dhe ju kukuvajkat e rames komentoni tek p(ortali) i meros se do ndjeheni shume mire

  9. Me duket se mbaroi roli i te luajturit e paraqitjes si gjykate nga lapsi,tpz,klan ,koha jone news24,e cfardo mikrofoni tjeter.Tani do flase vetem prokuroria.Priteni ate se cafre thot dhe askush mos te luaj rolin e prokurorise apo gjykates.Mjaft keni denuar deri tani me mikrofone,por nuk ka kesi lloj denimesh .Vetem gjykata te denon.

  10. … nuk iu nështrua procesit të vetting – verifikimit …
    …toleranca në zbatimin e ligjeve, rregulloreve, procedurave të cilat mbajnë shtetin, masën e gjerë të mirë organizuar
    cënon mbarëvajtjen … mund të jemi tolerantë ku duhet si në trajtimin e gjeneratave, shtresave në nevojë etj atje ku
    ka hapësirë por në asnjë mënyrë tek implementimi i Kushtetutës, Kodit Civil, Ligjeve etj… rezultati = kaos.

  11. Mire e keni mor dele po ju jeni kafshe lapsi I ka fajet qe shkruan ate qe ka ndollur ju ka pjerdh trunin edi rama mor dele don’t blame the media you fucking stupid people

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu