• |
ide | kryesore

“Investitori i ARMO-s serioz” si i gënjeu Rama naftëtarët e Ballshit për rrogat (VIDEO)

Lajme, Të fundit

Për të marrë rrogën e nëntorit, naftëtarëve të Ballshit iu desh ta bënin në këmbë rrugën deri në Tiranë. Fajin për gjendjen e tyre ia vunë Damian Gjiknurit dhe protestën e bënë para Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë.
Por një vit më parë, premtimin se investitori ishte serioz dhe do t’i paguante në rregull rrogat dhe sigurimet nuk ia kishte bërë as Damian Gjiknuri dhe as Arben Ahmetaj.


Ishte Edi Rama që i mblodhi për një takim në Ballsh në nëntor të vitit 2016 dhe u foli për pronarin e ri, të cilin e prezantoi si “investitor serioz dhe të vendosur”.
Sipas Ramës, investitori kishte pranuar një kusht të vetëm; t’u paguante naftëtarëve rrogat dhe sigurimet. Qindra vetë në takim i besuan kryeministrit, madje e duartrokitën kur mbaroi fjalën. Tetë muaj më pas i dhanë edhe votën dhe pas kësaj problemet u rikthyen sërish. Shikoni premtimin e Ramës për rrogat e naftëtarëve një vit më parë:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu