• |
ide | kryesore

Angelina Jolie, ditar për Kosovën

I pakategorizuar
angelina.jpg



Aktorja Angelina Jolie, njëherë ambasadore e OKB-së lidhur me rolin dhe misionin e saj për refugjatët në botë ka deklaruar se “sikur në Kosovë, do t’ju ndihmojë edhe refugjatëve tjerë në botë”. Do përkujtuar se Angelina Jolie me mision paqësor dy herë ka vizituar Kosovën, në vitin 1998 kur nisi eksodi masiv në Kosovë dhe ne dhjetor të vitit 2002 kur Kosova ishte tashmë e lirë, e cila kishte pritur Vitin e Ri bashkërisht me trupat amerikane, forcat e NATO-s dhe shqiptarët në Kosovë.

Jolie: Forcat serbe dëbuan me force nga Kosova, shqiptarët nga vatrat e tyre etnike

Komisariati i Lartë për Refugjatë i Kombeve të Bashkuara (UNHCR) ka njoftuar në Gjenevë mediat botërore se aktorja e Hollivudit, Angelina Jolie, është emëruar raportuese speciale e shefit të UNHCR-së. Emërimi i saj në ketë mision Ndërkombëtar është shpallur sot në Gjenevë, ku kohë më parë aktorja e njohur Angelina Jolie ishte shpallur ambasadore e vullnetit të mire nga OKB, duke i dhuruar asaj edhe pasaportë të Kombeve të Bashkuara”, shkruan Presheva Jonë. Zëdhënësi i UNHCR-së, Adrian Edwards, tha se aktorja 38 vjeçare do ta përfaqësojë UNHCR-në në nivel diplomatik për çështjet globale të refugjatëve. Angelina Jolie, aktorja dhe ambasadore e OKB-së e vullnetit të mirë gjatë qëndrimit në Gjenevë ka përmendur Kosovën, duke folur për vuajtjet e refugjatëve në botë, të cilën gjë e kishin përjetuar edhe shqiptarët etnik nën regjimin e Serbisë. Do shtuar se Angelina Jolie nga gushti 2001, ajo udhëhoqi më shumë se 40 misione në terren përfshirë këtu edhe Kosovën.

Ditari i Angelina Jolie për Kosovën

Angeina Jolie ka mbajtur një ditar prej 15 faqesh, ku përshkruhet fjalë për lufta dhe eksodi i shqiptarëve nga Kosova, për refugjatët dhe spastrimet etnike serbe. “Unë kam qëndruar në Kosovë dy ditë në mars të viti 1998 kur Lufta shpërtheu në Kosovë mes shumicës shqiptarë etnikë dhe pakicës serbe. Brenda disa muajve, 350.000 njerëz janë zhvendosur apo ikën jashtë vendit. Më 24 mars, 1999 pas dështimit të bisedimeve të paqes në Rambuje (Francë) nisën bombardimet e NATO-s për 78 -ditë kundër regjimit të Serbisë. Brenda tre ditëve, shqiptarët etnikë filluan të largohen, ata janë detyruar me force të lëshojnë vatrat e tyre nga forcat serbe. Përfundimisht gati 444.600 civilët ikën në Shqipëri, 244.500 në Maqedoni dhe 69.900 në Mal të Zi dhe me shumë se 90.000 njerëz u transportuan jashtë Kosovës me aeroplan në 29 vende të botës për t ju siguruar përkohësisht një jetë më të mirë. Dhe më 12 qershor të vitit 1999, forcat ndërkombëtare të NATO-, të tubuara në hynë në Kosovë duke e detyruar tërheqjen e forcave serbe nga Kosova. Ditën në vijim, UNHCR-ja dhe agjenci të tjera të cilat ishin detyruar të largoheshin nga rajoni. Ato u kthyen në Kosovë për t’i kontribuar refugjatëve, të zhvendosurve në rajon. Dikush më tha “Mirë se vini në Kosovë”. Unë dua të mësojë “Faleminderit” , por si unë mendojnë shumë të mësojnë të gjitha gjuhët”- ka shkruar në vazhdim Angelina Jolie në ditarin e saj për eksodin në Kosovë.