• |
ide | kryesore

Berisha: SPAK nuk hetoi qëllimisht për 3 vjet inceneratorët

Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha



Ish-kryeministri Sali Berisha bëri akuza të forta ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani. Në tubimin e zhvilluar këtë të diel, Berisha tha se Dumani nuk bëri asnjë hetim në vitet 2020-2023 edhe pse kishte qindra denoncime për djegësin e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit.

“Qytetarë dhe qytetare, ju jeni njerëzit më të ndëshkuar sot për sot në kontinent dhe më gjerë, sepse siç është zbuluar qartë, në Shqipëri si në asnjë vend të botës, fondet vidhen 100%. Modele të tilla pangopësie, pamëshirësie, shpirtkamzërie i kanë vendosur Erion Veliaj, Edi Rama, ministrat e tij, si në asnjë vend tjetër të Europës dhe botës.

Qytetarë dhe qytetare në mençurinë tuaj, në interesin tuaj, në dinjitetin tuaj, është të shtroni çdo ditë pyetjen ku shkuan 130 milionë euro të cilat u paguan nga paratë tuaja për djegësin e Tiranës dhe ai nuk ka asnjë nam as nishan gjëkundi.

Kush i mori? Kush i vodhi? Çdo ditë duhet të kërkoni me veten tuaj, ndërgjegjen tuaj dhe publikisht ku shkuan paratë tuaja. Por nëse ju prisni përgjigje nga drejtësia, ajo sot është për ju drejtësia e mohuar.
Ajo sot është për ju mburojë e krimit, vjedhjes tuaj nga qeveritarët. Qytetarë dhe qytetare të ndershëm të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë. Për të kuptuar se çfarë mburoje kriminale, se çfarë organizate të strukturuar kriminale përfaqëson Skapi i partisë me Altin Dumanin, shtroni pak pyetjen pse nga viti 2020 gjer në vitin 2023 megjithëse ishin bërë qindra e qindra denoncime për djegësin Tiranës, Elbasanit dhe Fierit.

Ishin publikuar qindra e qindra dokumente ju o mbrojtës të krimit, avoketër të krimeve më të shëmtuara të qeverisë dhe qeverisë nuk bëtë asnjë veprim, asnjë kallëzim. Sa para morët ju Dumanë dhe Zamanë nga kjo vjedhje e shekullit e shqiptarëve?

Shtroni pyetjen, pse fshehu ish-sigurimsi i shpërfytyruar i shtetit, xhelati i sigurimit të shtetit Arben Kraja, për dy vite me radhë konfliktin e interesit mbasi kishte tek Erion Veliaj, nipin dhe mbesën. Vetëm pasi u denoncua tre javë para se të dërgohej dosja, lau duart si Pilati, dha dorëheqjen” – tha Berisha. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. paskan informacione për korrupsion apo ndikim të paligjshëm në tendera, dhe nuk i denoncojnë, por i thonë kur u prekin Shkëlzenin. D.m.th. gjithçka bëhet për Shkëlzenin, Saliun, Argitën, Jamarbërin dhe Lirinë. Televizionin e kanë ngritur me lekë të zeza për ta, lejet e ndërtimit i marrin për ata, trafikun e influencës e bëjnë për ata dhe nëse dikush ua prek këta, pastaj dhe “denoncojnë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *