• |
ide | kryesore

Operacioni i SPAK/ Goditen 7 grupe kriminale, sekuestrohet pasuri me vlerë 4.5 mln euro

Lajme, Të fundit
SPAK


SPAK me anë të një njoftimi zyrtar, ka bërë me dije se gjatë operacionit ku u lëshuan 50 urdhër-arreste, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale pasuri me vlerë mbi 4.5 milion euro.

Sipas Prokurorisë se Posaçme gjatë këtij operacioni janë goditur shtatë grupe kriminale me fuqi të konsiderueshme dhe me shtrirje gjeografike të aktivitetit të tyre kriminal në disa nga qytetet kryesore të vendit si Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Fushë Krujë dhe Rrëshen.

Në pasuritë e sekuestruara përfshihen:

-996,760 Euro cash;

-Sasi të konsiderueshme floriri dhe bizhuteri të shtrenjta;

-Ora të markave të shtrenjta me një vlerë të përafërt prej 500.000 Euro;

-Armë zjarri;

-Targa të përshtatura automjetesh;

-Automjete luksoze (nga të cilat 5 të blinduara me vlerë mbi 500,000 Euro);

-Sisteme vrojtimi kamerash, tavolinë pokeri, etj.

Nga 50 urdhër-arreste, në Shqipëri janë ekzekutuar 14 prej tyre dhe 6 jashtë vendit ku falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologë të tyre është bërë e mundur arrestimi i shtetasve shqiptarë në Itali (2 persona), Gjermani (1 person) dhe Spanjë (1) dhe Belgjikë (2).


2 Comments

  1. Sekuestrohen dhe i marrin te gjitha per vete zagaret e ridhjerjes.Hajdutet qeveritare qe u bene milionere.

    1. gabim! ato investohen te Teatri i ri, Tramvaji i ri, Metroja e re, Aeroporti i ri, Linda, Ajola….. (te reja)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *