• |
ide | kryesore

Ra në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë pronari i hotelit në Dhërmi

Lajme, Të fundit
E zuri poshtë masivi i dheut, vdes shoferi i eskavatorit në Shkodër


Pronar i një hoteli në Dhërmi dhe dy punonjësit kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike. Ndërsa punonin me ndriçimin e jashtëm pasditen e sotme ata i zuri rryma dhe u dërguan në spital. Pronari, i identifikuar me inicialet A.M., nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital. Gjendja e dy punonjësve mbetet e rëndë.

“Rreth orës 17:25, në Dhërmi, shtetasit A. M, E. H, dhe K. N, (pronari dhe 2 punonjës të një hoteli), dyshohet se duke punuar me ndriçimin e jashtëm të hotelit, aksidentalisht kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë janë dëmtuar. Të tre shtetasit janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital.”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.

Sakaq, grupi hetimor shkoi tek hoteli për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *