• |
ide | kryesore

Përplasen dy automjete në Pogradec, ndërron jetë një prej pasagjerëve

Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur, në të gdhirë të së hënës, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, pranë fshatit Memëlisht. Një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin 46 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Citroen” me drejtues shtetasin 58 vjeç.

Për pasojë ka ndërruar jetë Fillim Zeka 80 vjeç, pasagjer i automjetit tip “Citroen”. Ndërkohë është dëmtuar edhe drejtuesi i mjetit, 58-vjeçari i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shkaku paraprak i aksidentit dyshohet se ka qenë kalimi në korsinë tjetër të rrugës, duke mos mbajtur krahun e duhur të lëvizjes, nga ana e drejtuesit të automjetit tip “Benz”. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *