• |
ide | kryesore

Gazeta austriake: Shfaqja nacionaliste e Edi Ramës në Athinë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Athinë


Një takim i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Athinë bëri bujë në Greqi. Të dielën ai mbajti një fjalim para mijëra përfaqësuesve të minoritetit shqiptar në vendin helen si pjesë e një shfaqjeje nacionaliste me himnin shtetëror dhe flamujt në sallën olimpike të “Galatasi”.

Shfaqja e tij bëri bujë në media dhe gjithashtu çoi në organizimin e një operacioni të gjerë policor. Më shumë se 1 mijë oficerë ishin në vendngjarje. Sipas raportimeve të shtypit shqiptar dhe atij kosovar, Rama u shfaq më shumë një bashkues i dy popujve.

Për këtë arsye ai shpjegoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë më të ngushta nga sa duken. Sipas tij, është mbi të gjitha “pluhuri” i ngritur nga politikanët e të dy vendeve që nuk i tregon qartë lidhjet mes dy popujve.

Qeveria në Athinë, pas deklaratave fillimisht kritike të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis dhe përballë raporteve emocionale në media, theksoi me qetësi se vizita e Ramës ishte e “natyrës private” dhe për këtë arsye nuk do të komentohej. Ndërsa politikani i burgosur në Shqipëri, Fredi Beleri që i përket komunitetit grek ka reagoi me kritika. Ai e quajti një provokim paraqitjen e Ramës.

“Ai dëshiron të sfidojë Greqinë, të demonstrojë fuqinë e tij brenda Shqipërisë dhe të thyejë moralin e grekëve në rajon. Ai nuk do të ketë sukses. Krenaria dhe dinjiteti i grekëve nuk është për t’u shpërfillur” – deklaroi Beleri nga një burg shqiptar.

Paraqitja e Ramës u pa edhe si fillimi i një turneu të Ramës, i cili do të përfshijë edhe takime të ngjashme me diasporën shqiptare në vende dhe vende të tjera. Me një popullsi deri në 1 milion banorë, shqiptarët në Greqi janë pakica më e madhe në vendin që ka rreth 11 milionë banorë. ©Marrë nga Kronen Zeitung, përshtati në shqip LAPSI.al


6 Comments

  1. Na myten sufllaqet komuniste brenda e jashte. Perze gjysmen e shqiptareve ne 2 mandate qeverisje ( na ka katandisur me pak popullsi se Kosova), dhe ka dhe surrat shkon ben patriotin atje. Njerzit iken mos tja shohin surratin ketij robqimi skizofren, ky shkon dhe ju del si gogol dhe atje.

    Me robqirat jane keto sufllaqet e administrates qe i hypen autobusave qe te duartrokasin nje bufon duke pretenduar sikur jane emigrante. Cmenduri, vend i shkuar per lesh nga nje i cmendur.
    Kur KM eshte nje klloun, vendi kthehet ne teater.

  2. Shfaqje nationalists ne forme Galgate me spektaore te important , per gallate sigurisht, ne fallen me te njejtin emer ” Galatasi”.
    Pati edhe ulerima nga turma e eksituar ardhur enkas nga Cdo bashki e Shqiperise.
    Me kujtojne skocezet ne Tirane me fustan dhe gajde qe paten ardhur per ndeshjen e futbollit.
    Incinerim I plot I korrupsionit me and te shfaqjes nacionaliste-parronazhiste.

  3. PO KA NJE POPULL KAR I QUAJTUR SHQIPERI QE KA KOMPLEKSE INFERIORITETI

    DHE NUK SHOHIN MIREQENIEN POR SHOHIN BOMBASTICIZMA NACIONALISTE

    SHKURT POPULLL KAR KOLONI E SORROSIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *