• |
ide | kryesore

Detaje/ Avdylajt kishin në plan eleminimin e Durim Bamit, Miri i Pojës vrasjen e Preng Gjinin

Lajme, Të fundit
SPAK, Berisha


Vijojnë të dalin të tjera detaje nga operacioni i një dite më parë i zhvilluar në disa qytete të vendit, ku u lëshuan rreth 50 urdhër arreste. Lidhur me këtë operacion të urdhëruar nga SPAK mësohet se Astrit dhe Aldo Avdylaj, xhaxha e nip, kishin në plan që të vrisnin Durim Banin.

Po ashtu bëhet me dije se në kërkim është shpallur Fatmir Troplini, i njohur si Miri i Pojës, i cili thuhet se kishte plan për të vrarë Preng Gjinin. Ndërkohë për Visin e Pojës ka pasur vetëm urdhër për kontroll dhe jo urdhër-arresti.

Me urdhër të SPAK, forcat RENEA dhe FNSH zhvilluan dje një nga aksionet më të mëdha në disa qytete dhe zonat e tyre përreth. Kontrollet u shtrinë në disa qytete dhe zona si, Tiranë, Vlorë, Lezhë, Fushë-Krujë, Nikël, Kurbin etj.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *