• |
ide | kryesore

Fuoristrada bie në humnerë, 2 viktima e 4 të plagosur në Malësi të Madhe

I pakategorizuar
aksident_ne_humnere_4.jpg



Dy persona humbën jetën në një aksident rrugor të ndodhur mbrëmjen e të premtes në Malësi të Madhe, ndërsa 4 persona të tjerë u plagosën. Viktimat janë një shtetas italian Giorgio Faraggiano, 67 vjeç dhe Pellumb Murri 35 vjeç. Të plagosur mbetën drejtuesi i automjetit, Fatjon Pjetri dhe pasagjerët Kristjan Gjini, Fran Deda dhe Eral Papleka. 6 personat po ktheheshin ne Shkodër pas një ekspedite që organizuan në zonën e Dukagjinit. Nga eskpertiza e policisë rrugore rezultoi se drejtuesi i mjetit humbi kontrollin e makinës si pasojë e rrugë së keqe. Pas daljes nga rruga, mjeti përfundoi në humnerë. Vetëm pas 2 orësh u bë e mundur nxjerrja nga gremina e viktimave dhe të plagosurve. Pak orë para kësaj ngjarjeje, 3 të rinj kishin humbur jetën në një tjetër aksident të ndodhur në Lushnje.