• |
ide | kryesore

Miliardat e çuara dëm. Në Fshatin Olimpik të Athinës tani bëhen vetëm dasma

I pakategorizuar
1.jpg



15 miliardë dollarë u shpenzuan për Lojërat Olimipike të Athinës, në gushtin e vitit 2004. Për shumë ekspertë të ekonomisë, kostoja e tyre kontribuoi për krizën financiare që akoma e mban të mbërthyer Greqinë, prej vitit 2008. 10 vjet më pas, grekët ende pyesin nëse vendi i tyre përfitoi apo humbi nga këto lojëra multi -miliardëshe. Sot, shumë nga impiantet sportive që shkëlqenin në fshatin Olimpik, janë braktisur. Disa ambiente të tjera përdoren për aktivitete jo-sportive, si konferenca e dasma. Për shumë grekë, që në atë kohë Olimpiadën e pritën me krenari, ky fshat është shndërruar sot në burim zemërimi të një vendi që lufton me një depresion 6 -vjeçar, papunësi rekor, të pastrehë e varfëri. Fotoja mësipër tregon se si është sot stadiumi Panathinaikon. 

Plehrat kanë mbushur pishinën e boshatisur në Fshatin Olimpik, në Thrakomakedones, në veri të Athinës.

Velodromi i ngjan një impianti kimik të braktisur. 

Hyrja e Fshatit Olimpik qëndron e mbyllur prej vitesh, si provë e një vendi të braktisur

Stadiumi i Beach Volley (volejbollit të plazhit) është i mbuluar nga barishtet, ndërsa impianti po shkatërrohet. 

Ky vend i braktisur shërbente si sallon i kanoes e kajakut, në kompleksin Hellinikon, në jug të Athinës.

Sërish në kompleksin Hellenikon, stadiumi i braktisur i hokeit. 

Stadiumi i softboll -it, në kompleksin Hellenikon, në fotot sipër dhe poshtë