• |
ide | kryesore

Tjetër aksident me vdekje, humbet jetën një 45 -vjeçar në Fushë – Krujë

I pakategorizuar
5369e944eb4f9.jpg



Një tjetër aksident me vdekje ndodhi pasditë në Fushë – Krujë, duke e cuar në 6 numrin e viktimave nga të tilla ngjarje vetëm në 2 ditë. Një 45 -vjeçar, që po udhëtonte me një motoçikletë, humbi jetën pasi u godit nga një fuoristradë tip “Touareg”, në afërsi të urës së gjolës. Viktima është Dashamir Kurti. Ai humbi jetën menjëherë pas goditjes. Ndërsa drejtuesi i mjetit është identifikuar si Edison Shota, 25 vjeç. Ai u largua nga vendi i aksidentit, por më pas u vetëdorëzua në polici. Policia nuk i ka përcaktuar ende shkaqet që çuan në aksidentin fatal. Mbrëmjen e të premtes, një fuoristradë doli nga rruga në Malësi të Madhe dhe përfundoi në humnerë, duke shkaktuar 2 të vdekur dhe 4 të plagosur. Po të premten paradite, një tjetër aksident u mori jetën 3 të rinjve, në Lushnjë.