• |
ide | kryesore

Tmerret e Ebolas. Familjarët hedhin në rrugë trupat e të afërmve të vdekur

I pakategorizuar
ebola3.jpg



Tupi i një të riu  qëndron i shtrirë në rrugët e Liberisë, i lënë ashtu nën shikimin e kalimtarëve dhe fëmijëve.

Ai është vetëm një nga viktimat e fundit të Ebolas i nxjerrë nga shtëpia dhe e i hedhur në rrugë nga familjarët e tmerruar në përpjekje për të evituar që të futen në karantinë. Virusi vdekjeprurës, që e bën viktimën e tij të vuajë nga plagë dhe hemorragji të rënda nga sytë dhe goja, deri tani ka marrë jetën e 900 personave në Afrikën perëndimore.

Javën e kaluar qeveria liberiane lajmëroi një paketë masash të ashpra për të mbajtur në kontroll përhapjen e sëmundjes, përfshirë mbylljen e shkollave, vendosjen në karantinë të shtëpive të viktimave dhe gjetjen e gjithë miqve dhe të afërmve të viktimave, gjithashtu për t’i mbajtur nën kontroll, apo futur në karantinë.  Sot, ministri i informimit, Lews Brown tha se banorët vendas kanë filluar të hedhin në rrugë trupat e të dashurve të tyre të vdekur nga frika se rregullat e reja të qeverisë mund t’i prekin dhe ata.
 

Me më pak se gjysmën e të infektuarve që i mbijetojnë sëmundjes, shumë afrikanë e shohin izolimin prej Ebolës si kurthe vdekjeje. “Ata frikësohen nga karantina dhe izolimi, për këtë arsye i heqin trupat nga shtëpitë e tyre dhe i hedhin nëpër rrugë,”tha Brown për Reuters.

Shumica e viktimave e kanë marrë sëmundjen përmes prekjes së trupave të viktimave, siç është në traditën e funeraleve vendase. Brown tha se autoritetet kanë filluar të djegin trupat të dielën, pasi komunitetet vendase kundërshtuan varrosjen në lagjet e tyre. Ndërkohë në zonën kufitare të Lofas, ushtria ka filluar që të hënën të izolojë komunitetet e prekura. “Shpresojmë të mos kërkohet përdorimi i forcës, por ne duhet të bëjmë gjithçka që do të jetë e nevojshme për të kufizuar lëvizjen e njerëzve nga zonat e prekura.”vazhdoi ai.

Epidemia e Ebolës, që nisi në Mars të këtij viti, është përhapur dhe në Nigeri në Korrik, kur Patrick Sawyer, një 40 vjeçar amerikan, me origjinë liberiane, fluturoi nga kryeqyteti Liberian në mega qytetin Lagos. Auteritetet në Lagos tani thonë se 8 persona që kishin pasur kontakt më shtetasin shenja të sëmundjes.

Në vendet fqinje Sierra Leone, dhe Liberi ku epidemia po përhapet edhe më shpejt, ushtria ka vënë në karantinë 70% të kufinjve.

Epidemia ka stopuar dhunshëm  dhe rritjen ekonomike të parashikuar të këtyre vendeve. Ministrja e jashtme e Sierra Leone, Samura Kamara tha se deri tani virusi i ka kushtuar qeverisë 10 milionë dollarë.

British Airways lajmëroi  se kushte pezulluar fluturimet nga Liberia dhe Sierra Leone, ndërkohë Gjermania iu bashkua Francës dhe SHBA duke këshilluar qytetarët e saj të mos udhëtojnë në Guinea, Liberi dhe Sierra Leone, pasi sëmundjes ende nuk i shihet fundi.  

Virusi ka mbërritur në Amerikë, ku dy punonjës të ndihmës janë kthyer nga afrika për t’u kuruar në një spital në Atlanta. Ata po trajtohen me një kurë eksperimentale. Po kështu në Nju Jork, një tjetër person po mbahet nën vëzhgim i dyshuar se është prekur nga virusi vdekjeprurës.

Virusi duket se ka kapërcyer kufirin dhe me vendet arabe. Një i kthyer nga një udhëtim biznesi në Sierra Leone, ka kaluar menjëherë në dorë të autoriteteve shëndetësore të Arabisë Saudite.

Banka për Zhvillimin e Afrikës dhe Banka Botërore kanë lajmëruar se do të disbursojnë menjëherë 260 milionë dollarë për tre vendet e prekura më shumë si ndihmë për sistemin e tyre shëndetësor dhe klinikat që do të merren me trajtimin e të prekurve me Ebola. Megjithatë edhe klinikat kanë filluar të zbrazen nga punonjësit e frikësuar se mund të infektohen.

'Punonjësit e shëndetësisë mendojnë se nuk janë të mbrojtur. Ata nuk kanë as materialet më bazike për të mbrojtur veten nga Ebola, “thotë  Amos Richards, asistent mjekësor .

 

 

Çfarë është virusi i Ebolës?

Ebola është një sëmundje e rëndë, shpesh fatale, me një koefiçent vdekje 90%. Ajo prek njerëzit dhe gjitarët, përfshirë majmunët, gorrillat dhe shimpazetë.  Pasi një njeri infektohet, virusi mund të përhapet nga kontakti me gjakun dhe lëngje të tjera trupore. Një person gjithashtu mund të infektohet nëse lëkura e çarë vjen në kontakt me rrobat e viktimës, ose çarcafë, pajisje të prekura nga viktima, ose gjilpëra.

Simptomat e Ebolës përfshijnë ethe dhe temperaturë e lartë e menjëhershme, dobësim ekstrem, dhimbje koke dhe fyti. Këto zakonisht pasohen nga të vjella, diarre, plagë, mosfunksionim të veshkave dhe mëlçisë dhe hemorragji të brendshme dhe të jashtme. Nëse një person ka qenë në një vend ose ka pasur kontakt me një të infektuar, ose të dyshuar me Ebola, duhet urgjentisht të kërkojë ndihmë mjekësore.