• |
ide | kryesore

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha bëhet nënë. E uron Edi Rama

Arkiva, Paparazzi
klajda.jpg


Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha bëhet nënë.  Ajo ka sjellë sot në jetë fëmijën e saj të parë, një djalë. Lajmin e bëri public vetë kryeministri Rama që e uroi ministren e tij me një postim në Twitter. “Klajda, ministrja jone me e re, sapo lindi nje çun qe i uroj megjithe zemer ta kene me jete, shendet dhe plot gezime:-)” – shkruan kreu i qeverisë.

Në fakt kreu i qeverisë duhet të jetë habitur vërtet kur mori vesh lajmin, pasi në një dalje para gazetarëve pak kohë me parë me ministren ai kishte thënë se ajo priste një vajzë.

Ende nuk dihet emri i djalit të ministres së Integrimit dhe detajet janë të pakta.  /lapsi.al/