• |
ide | kryesore

Bëjnë seks të vërtetë në TV publik gjerman

Arkiva, Paparazzi
seks tv.jpg


Prej kohësh seksi nuk është diçka e re në televizion. Por ajo që nuk pritej ishte që në një televizion publik, madje nga më të mëdhenjtë në botë, të shohësh seks të vërtetë. Transmetuesi publik gjerman, ARD, ka nisur transmetimin e një serie programesh, të titulluar “Make Love”. Një çift bën seks të vërtetë dhe filmohet nga kamerat. Por kjo nuk është porno. Gjithçka është në funksion të mësimit.“Formati ynë ka shkaktuar shumë habi jashtë vendit, për shkak se ne tregojmë seks të vërtetë. Nuk janë aktorë pornoje, por një çift normal,” thotë producenti Christian Beetz. Çifti që shfaqet në ekran, David dhe Federica, 33 dhe 30 vjeç, thonë se nuk e kanë pasur problem. Ajo është balerinë dhe ai është koreograf. “Gruaja ime ka qenë balerinë, prandaj nuk e ka shumë problem të zhvishet,” thotë 33- vjeçari.Një eksperte do të shpjegojë gjatë programeve se si mund të bëni seks sa më mirë.