• |
ide | kryesore

Vdes futbollisti i Wolfsburg

Arkiva, Sport
lojtari_9549.jpg


Futbolli në Gjermani është në zi. Futbollisti i Wolfsburgut, Junior Malanda, ka ndërruar jetë pas një aksidenti me makinë. Sipas tabloidit gjerman, “Bild”, Malanda, ishte në ulësen e pasme të makinës që po udhëtonte me shpejtësi të madhe, e cila u përplas me një pemë. Ai, ishte pjesë e kombëtares U21 të Belgjikës, ndërsa sonte kishte për të udhëtuar për në Afrikën e Jugut, në kampin e trajnimit me Wolfsburg.