• |
ide | kryesore

Derbi i Romës ndahet në barazim, Totti 2 gola dhe një selfie (video)

Arkiva, Sport
cana toto.jpg


Derbi mes dy rivalëve të kryeqytetit italian, mes Romës dhe Lazios, ka përfunduar pa fitues. Skuadra e Lorik Canës (në foto) që ka bërë një ndeshje të mirë e kishte fitoren në dorë, por nuk arriti që të arkëtojnë maksimumin e pikëve nga kjo përballje. Lazio ishte shumë e mirë në pjesën e parë, të cilën e mbylli me epërsi prej 0-2 me golat e Stefano Mauri (25) dhe Felipe Anderson (29).

Por, në pjesën e dytë në fushë dominoi Roma, e cila edhe arriti ta barazojë rezultatin me dy golat e kapitenit, Francesco Totti, i cili realizoi në minutën e 48-të dhe 64-të. Pas këtij barazimi, Roma ka 40 pikë, sa ka edhe kreu i Serie A, Juventusi, por me një ndeshje me pak të zhvilluar.