• |
ide | kryesore

Mancini: Ja pse nuk e futa në lojë Shaqirin

Arkiva, Sport
shaqa_1753.jpg


Interi arriti një fitore të rëndësishme ndaj Genoas, me rezultat 3:1, në këtë të dielë në Serie A. Por të gjithë tifozët prisnin të shihnin në fushën e lojës përforcimin e ri, kosovarin Xherdan Shaqiri. Në konferencën për shtyp Mancini u pyet për këtë temë.

“Shaqirin nuk e kam përfshirë pasi nuk kam dashur ta rrezikoj nga ndonjë lëndim. Ai ka bërë vetëm një stërvitje me Interin” – ka deklaruar Mancini pas ndeshjes.

Ai është pyetur se cilin lojtar do ta përfshijë në ekipin e Europa Leagues, Lukas Podolskin apo Xherdan Shaqirin, Mancini është përgjigjur:

“Ne kemi kohë dy javë, ai është një problem i madh, por ne do të zgjidhim atë" – tha Mancini.