• |
ide | kryesore

Cristiano Ronaldo merr “Topi i artë 2014”

Arkiva, Sport
ronaldo-ballon-dor.jpg


Asnjë surprizë. Ashtu si pritej, portugezi Cristiano Ronaldo ka fituar për të dytin vit radhazi dhe për herë të tretë gjithsej çmimin “Topi i artë”. Sulmuesi ka dalë fitues në garën me portierin gjermanin Manuel Neuer dhe sulmuesin argjentinas Lionel Messi. Është ky një tjetër triumf i Ronaldos pas fitores në Champions League me Real Madrid dhe në Botërorin e Klubeve. Me këtë çmim Cristiano Ronaldo barazohet me legjenda si Johan Crojf, Mishel Platini dhe Marko Van Basten. Më shumë çmime “Topi i artë” ka gjithsesi Lionel Messi me 4 të tillë. Pasi mori çmimin Ronaldo ka patur edhe një reagim të çuditshëm me një britmë që ka ëvrë në skenë.