• |
ide | kryesore

Mediat pyesin/ Ku është Irina?

Arkiva, Sport
irina.png


Cristiano Ronaldo fitoi “Topin e artë” për herë të tretë në karrierën e tij. Këtë herë me më shumë vota se me parë, por në sallë ai ishte “vetëm”.  Në ceremoninë gala ai u shoqërua nga djali i tij që edhe këtë vit u ngjit në skenë me të atij si dhe disa familjarë. E fejuara e tij, modelja ruse Irina Shayk mungonte dhe mediat kanë ngritur menjëherë të ngrenë pyetje: Ku është Irina? Të tjera media flasin për një krisje në marrëdhënien e tyre pasi në fjalimin e tij falendëruese ai nuk e ka përmendur atë.  Ai ka shprehur falënderime për djalin e tij, nënën dhe babain e tij. Ai falemderoi trajnerin, presidentin e real Madrid dhe shokët e tij. Emri “Irina” nuk u shfaq askund. Modelja ruse ishte në krah të partnerit të saj në edicionet e mëparshme të kësaj ceremonie, por këtë herë nuk e ka shoqëruar atë. Atëherë, ku është Irina? /lapsi.al/