• |
ide | kryesore

Zbulohet për kë votoi Cana dhe De Biasi

Arkiva, Sport
ccc.jpg


Pas dhënies së çmimit, “Topi i artë” janë publikuar edhe votat e protagonistëve që vendosën për fituesin. Është zbuluar kështu edhe për kë kanë votuar përfaqësuesit e Shqipërisë. Edhe Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, edhe Trajneri Gianni de Biasi i kanë dhënë vota maksimale pikërisht fituesit të Topit të Artë, Cristiano Ronaldos. Cana ka dhënë 5 pikë për Ronaldon, 3 për Arjen Robben dhe 1 për Thomas Muller. Në anën tjetër, po 5 pikë për portugezin ka dhënë edhe De Biasi. Por italiani ka shënuar 3 pikë për mbrojtësin e gjermanisë Philipp Lahm dhe 1 për holandezin Arjen Robben./lapsi.al/