• |
ide | kryesore

Gazetat italiane: Tashmë është Interi i Shaqirit

Arkiva, Sport
shaqi.jpg


Futbollisti me origjinë nga Kosova dhe pasaportë zvicerane Xherdan Shaqiri, ka pushtuar sot faqet e para të gazetave pas golit kundër Sampdorias, mbrëmjen e së mërkurës. Ai ka marrë fjalë të mira nga kritikët sportivë në Itali duke e bërë prezantimin e tij në Seria A, një “debutim ëndrrash”. “Interi i Shaqirit”, shkruan “La Gazzetta dello Sport”, por nuk mungojnë lavdet për golin e tij edhe në gazetat e tjera.

“La Repubblica” ka bërë edhe një koment të veçantë për kosovarin. “Xherdan Shaqiri duket tipi i duhur për të marrë në dorë Interin dhe ta nxjerrë jashtë asja ku ishte katandisur. Nuk mund të thuhet nëse ndeshja e kupës kundër Samdorias është metri i duhur për të bërë vlerësime të tilla, (pasi në takimin e parë kundër Empolit, nuk është se dha të njëjtën përshtypje dhe se Samp luajti shumicën e kohës me 10 lojtarë), megjithtë u pa në fushë një lojtar me karakter, i paparashikueshëm dhe që nxiste sulemt e Interit në mënyra të ndryshme” – shkruan kjo gazetë.

Mediat italiane e kanë konsideruar si një pasardhës të Sneijder. “Risjell shumë në vëmendje lëvizjet e Sneijder që ishte një elementët kyç të Interit të Mourinho. Është një tip i shpejtë, efikas në përballje, fizikisht shumë i përgatitur dhe muskuloz. Një gjetje e vërtetë për Interin këtë janar” – shkruajnë mediat italiane.