• |
ide | kryesore

Martesa e George Clooney zgjati vetëm 87 ditë

Arkiva, Paparazzi
George-Clooney-Amal-Divorce-250x338.jpg


Disa tabloidë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vënë në faqe të parë titujt se pas 4 muajsh martesë, çifti i famshëm George Clooney dhe Amal Alamudin janë ndarë. “In Touch” hapet me një foto të çiftit dhe me numrin 200 milionë dollarë, ndërsa revista “OK” shkruan se avokatja nuk ka dëshirë ta shoqërojë të shoqin në ndarjen e çmimeve Oscar. “In style” shkruan se ëndrra e keqe e martesës së tyre ka përfunduar vetëm pas 87 ditëve. Vendimi për tu ndarë është marrë nga Amal, pasi dëshira e saj për të pasur një fëmijë nuk është mbështetur nga George. Më tej shtohet se avokatja me origjinë nga libani është bërë tepër xheloze dhe nuk i kanë pëlqyer takimet e shumta me femra të bashkëshortit. Por, të gjitha thashethemeve që po qarkullojnë u ka dhënë fund avokati i Clooney, Stan Rosenfield, i cili ka përgënjeshtruar çdo lajm, duke e cituar si të rremë. “Janë thjesht thashetheme për të shitur sa më shumë kopje të gazetës”, – ka thënë Rosenfield.