• |
ide | kryesore

Sonte “Miss Universe”, ja si do të përfaqësohet Shqipëria

Arkiva, Paparazzi
zhaneta byberi.png


Sonte në mbrëmje në Miami, Florida, mbahet nata finale e konkursit prestigjoz të bukurisë “Miss Universe”. 87 vajza nga vende të ndryshme të botës, prej javësh janë transferuar në Shtetet e Bashkuara, duke bërë prova dhe mini konkurse, për të mbërritur në spektaklin e të dielës, 25 janar. Përfaqësuesja shqiptare, Zhaneta Byberi është 19 vjeç, nga Tropoja.

Të premten, në një ndër fazat pre-eleminuese, bukuroshja shqiptare u shfaq me kostum popullor kombëtar. Siç ajo vetë shkruan në Instagram, përjetoi një mbrëmje jo të këndshme: “1. më iku zëri, 2. këmbët m’u frynë, 3. më kapi një virozë gripi.” Urojmë që këto probleme të kenë kaluar e mos ndikojnë në paraqitjen e sotme të Zhanetës, në Miss Universe. Go Albania!