• |
ide | kryesore

Dalina Buzi për Holta Dulakun: “Kam ilaçe për zonjën e zemëruar”

Arkiva, Paparazzi
image.jpg


E kontaktuar nga Lapsi.al, drejtuesja e Anabel Dalina Buzi, e komentoi shkurt shpërthimin e producentes së "Dancing With the Stars", Holta Dulaku: "U njoha me këtë status, e printova dhe çuditërisht ma pranuan në farmaci. Tani kam dy pako Prozac (ilaç qetësues) dhe zonja e zemëruar mund t'i marrë kur të dojë". Kjo replikë erdhi pas lajmit të publikuar në lapsi.al, ku bashkëshortja e njërit prej pronarëve të Vizion Plus, sulmonte bashkautoren e programit "E Diela Shqiptare", e cila kishte botuar në anabel.al se Lori Hoxha nuk e ka marrë ende apartamentin e premtuar si fituese e vjetshme e "DWTS".