• |
ide | kryesore

Olti Curri: Shpifje, askush nuk na ka nxitur të votojmë Lorin

Arkiva, Paparazzi
image.jpg


Gazetari Olti Curri është përfshirë gjithashtu këtë pasdite në valën e reagimeve kundër statusit famëkeq të producentes së "Dancing With the Stars", Holta Dulaku. Pas Dalina Buzit që tha për lapsi.al se Holta Dulakut i ka rezervuar ilaçe dhe Lori Hoxhës që e quajti të degjeneruar atë deklaratë (rubrika Paparazzi), personazhi i njohur i Top Channel Olti Curri ka mohuar sulmin e bashkëshortes së njërit prej pronarëve të Vizion Plus. Në faqen e tij mjaft popullore, Olti shprehet qartë si një nga punonjësit e Top Channel, se askush nuk ka nxitur punonjësit e Top Media të votojnë për Lorin. Statusin e Holta Dulakut, ai e quan shpifje.