• |
ide | kryesore

Zbulohen fotot e martesës së Johnny Depp me Amber Heard

Arkiva, Paparazzi
joni1.jpg


Në fillim u martuan në shtëpinë e tij në Los Angeles. Më pas aktorët Johnny Depp dhe Amber Heard iu drejtuan ishullit të tyre privat në Bahamas për një festë të martesës. Një festë me pak persona, shkruan revista “People” që ka publikuar edhe disa foto të zotit dhe zonjës Depp që shkëmbjenë unazat nën një tendë të bardhë të dekoruar me lule në plazhin e magjishëm të “Little Hall Pond Cay”.

Ishulli privat i Johnny është një parajsë tropikale. Miqtë kanë mundur të shijojnë një fundjavë të mrekullueshme që u mbyll me ceremoninë në plazh shkruan sërish “People”. Heard, 28 vjeç kishte veshur një fustan nuseje tradicional me mëngë të gjata dhe më vello. Aktori 51 vjeçar kishte veshur smoking të bardhë dhe pantallona të zeza.

Aktorja kishte pranë disa shoqëruese, mes të cilave edhe motra e saj si dhe djali 12 vjeçar i Depp (nga martesa e parë me Vanessa Paradis). /lapsi.al/