• |
ide | kryesore

Çfarë ndikon te femrat për arritjen e orgazmës

Arkiva, Stil
orgazmo.jpg



Femrat, jo shpesh e arrijnë orgazmën nën çarçafë sepse marrëdhëniet mendore shkojnë mbi ato fizike. Një studim amerikan, i publikuar së fundmi ka nxjerrë në pah se për të arritur kënaqësinë maksimale është e rëndësishme edhe madhësia e vaginës, por më së shumti e klitorit. Studiuesit e “Good Samaritan Hospital” në Cincinnati kanë krahasuar zonat pelvike të 32 grave dhe kanë zbuluar se secila prej tyre ka një klitor të ndryshëm si për nga madhësia si për nga pozicioni dhe kjo sipas tyre ndikon drejtpërdrejt në arritjen e kënaqësisë maksimale, raporton lapsi.al.

Sipas studimit, gratë që nuk ndiejnë kënaqësi gjatë raporteve seksuale e kanë klitorin më të vogël, më të shkëputur nga kanali vaginal dhe kështu më të vështirë për ta stimuluar. Kështu ato që e kanë më të vogël duhet të orientojnë siç duhet partnerin në pozicionin e duhur që në rastin më të mirë është ai i misionarit. Ato me klitor më të madh mund të eksperimentojnë më shumë. /lapsi.al/.