• |
ide | kryesore

Roma ndalon reklamat me sfond erotik

Arkiva, Stil
girl-hotpants-1973-jesus-jeans.jpg



Roma bëhet i pari kryeqytet i rëndësishëm evropian që u thotë “JO” një herë e përgjithmonë reklamave me sfond erotik dhe që kanë si qëllim prezantimin e produkteve të ndryshme. Administrata e Romës vendosi të nisë një “luftë” me kompanitë që përdorin trupa femërorë në këto reklama. Kryebashkiaku i Romës tha se “nuk do të lejohet më shfrytëzimi i trupave femërorë për reklamimin e produkteve. Trupi i një femre nuk është në shitje dhe nuk mund të vendoset pranë një objekti shitjeje” – tha kreu i bashkisë Marino./lapsi.al/