• |
ide | kryesore

Telefonon gruan, e dëgjon duke bërë seks me dashnorin

Arkiva, Stil
il goi1.jpg



Duhej të ishte një telefonatë normale mes burrit dhe gruas së tij. Ai formoi numrin dhe pas dy ose tre zilesh ajo u përgjigj me një “po”. Nuk ishte një përgjigje normale sepse ai dëgjoi në sfond që ajo po rënkonte nga kënaqësia. Kështu nis një shkrim i “Il Giornale” që tregon një rast të çuditshëm në vendin fqinj. Bëhet fjalë për një sipërmarrës nga Ancona që u bë dëshmitar i tradhëtisë së gruas së tij në një mënyrë aspak të papëlyeshme. Duket se “e zënë me punë” gruaja nuk ka mundur dot ta mbyllë telefonin, por e ka hapur atë duke i lejuar bashkëshortit të dëgjojë çfarë po ndodhte. Pas zbulimit të tradhëtisë 43-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për çështje privatësie, u bë thuajse si i çmendur. Shkon të takojë gruan duke i bërtitur: “Më trego të vërtetën ose të vrava”, “nëse nuk tregon ta hoqa kokën”. Nga ajo që ka treguar më pas 40-vjeçarja mes janarit dhe shkurtit mes tyre ka pasur zënka të vazhdueshme dhe gjithnjë e më të dhunshme. Një disa raste ai e ka pështyrë, goditur me shuplaka dhe grushta. Në një moment ajo gjeti edhe një minikamer në kuzhinë që bashkëshorti i saj e kishte vënë për të vertëtuar tradhëtinë e saj. Tashmë çështja është në gjykatë./lapsi.al/