• |
ide | kryesore

Rovena Stefa: Do padis “Express”, kam treguar të pasmet, por jo porno

Arkiva, Paparazzi
rovena.jpg


Këngëtarja Rovena Stefa ka reaguar kundër lajmeve të botuara nga Gazeta Express për viedklipin që ajo do të nxjerrë së shpejti. Pas shkrimit me titull: “Skandaloze: Rovena Stefa pritet të lansojë një porno muzikore” ka reaguar këngëtarja duke deklaruar se do të padisë gazetën. Ja çfarë shkruan Rovena në një status të saj në Facebook:

“Jam shume e indinjuar me shkrimin e paprecedente te gazetes pornografike Express! Sapo kam mbaruar videon, duet me Tonin dhe mora vesh per shkrimin vulgar kunder meje. Video del ne daten 9 dhe une nuk kam bere porno. Une kam bere nje " Belfie"artistike ( foto e te pasmeve) .

Eshte thjesht nje shprehje e realitetit te rrjeteve sociale, ku gjen perdite vajza te zakonshme ne poza te tilla, per te mos perjashtuar yjet boterore si JLo, Beyonce, Kim Kardashian, etj.

Arti ka per detyre te pasqyroje realitetin ne nje forme me te larte. Nuk e di se si ata kane arritur ata te futen ne skenat e mia te xhirimit, por me siguri qe kjo duhet te jete e lehte derisa kane mesuar te futen ne krevatet e te tjereve. Fyerjet dhe shpifjet e tyre do t'i sqaroje vetem gjyqi!!