• |
ide | kryesore

Arsyetimi befasues i avokatit për inskenimin e rrëmbimit të Nensi Çobës

Arkiva, Pikante
rrembimi.jpg



Arsyeja se përse 18 –vjeçari Orion Hoxha e kishte inskenuar rrëmbimin e të dashurës nuk është tentativa për t’i marrë babait të saj biznesmen 400 mijë euro. Ka qenë një lojë dhe familjarët e të dashurës së tij, Nensi Çobës, nuk e kanë kuptuar. Orion Hoxha e dashura dhe miku i tij, Kristi Gjore "kanë dashur vetëm të vënë në provë dashurinë e babait për të bijën". Mund të duket e pabesueshme. Mund të ngjajë me një gënjeshtër adoleshentësh. Jo, jo. Këtë version e tha avokati i 18 –vjeçarit, Hysen Spahiu, një burrë me thinja në kokë. E tha seriozisht duke folur para mediave. Nuk është e qartë nëse këtë qëndrim ai ka mbajtur edhe në gjyq. Por duke parë që Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për dy djemtë, nuk duhet shumë për ta kuptuar se ata do të jenë befasuar nga ndonjë arsyetim i ngjashëm i avokatit. Lapsi.al