• |
ide | kryesore

Investigimi/ Zbardhet e shkuara kriminale e Kallashit?

Arkiva, Paparazzi
image.jpg


Arrestimi i pak kohëve më parë, në ambientet e lokalit ku ushtron aktivitetin, duket se ka kuriozuar emisionin “Drejtësia në Kosovë”, t’i futet një investigimi, për të nxjerrë në dritë aktivitetin kriminal të Kallashit. Hulumtimi sjell detaje për rastet që policia dhe prokuroria kanë të hapura ndaj Kallashit dhe bashkëpunëtorëve të saj. Drejtori Rajonal i Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi, ka dhënë detajet rreth dyshimeve që policia i ka për këtë grup. Ai ka kritikuar punën e prokurorisë dhe gjykatës. Krasniqi ka dhënë detaje për rastet ku është përfshirë Kallashi dhe Dibran Hoxha, personi që i qëndron afër asaj. Nga ana tjetër, Donjeta Kasumi ka thënë për “Drejtësia në Kosovë” se nuk ka informacione se policia dhe prokuroria ka hetime të hapura ndaj saj. E pyetur për kallëzimet penale, ajo është shprehur se nuk di gjë për to. Ndërsa Dibran Hoxha, i përmenduri si person me 155 vepra të kundërligjshme, është ankuar për sjelljet e Policisë së Kosovës. Ai flet edhe për dyshimet se policë dhe zyrtarë të qeverisë janë vizitorë të rregullt të lokalit “Kobra” në Prizren. Intervistat me Drejtorin Rajonal të policisë në Prizren Nexhmi Krasniqin, shefin e hetimeve Lumi Graishtën, Kryetarin e Gjykatës së Prizrenit Ymer Hoxhën, Kryeprokurorin e Prizrenit Sylë Hoxha, valltaren Donjeta Kasumi dhe rojën e sigurisë Dibran Hoxha mund t’i ndiqni të premten nga ora 20:20 në RTK.