• |
ide | kryesore

Foto ekskluzive/ Zana Krasniqi shfaqet në plazh, larg formave të supermodeles

Arkiva, Paparazzi
zana hapja.jpeg


Ajo ishte e para që fitoi titullin Supermodel of Albania nga Ford Models, por rruga e saj e modelingut u ndërpre në mes, për shkak të lidhjes me biznesmenin Fitim Fazliu.

Dikur bukuroshja e fustaneve të Sherri Hill, Miss Univerese Kosovo 2008, e preferuara e Fadil Berishës, u bë nënë në moshë të re, duke braktisur mundësitë e karrierës në Shtetet e Bashkuara.

Pasi u zhduk për disa vite nga jeta publike, modelja me buzët mishtore e sytë blu, është shfaqur këtë fundjavë në plazhet e Jugut të Shqipërisë.

Zana Krasniqi, së bashku me partnerin dhe djalin e vogël, Noelin, kanë shijuar ditët e fundit të verës në Drimadhes.

Nuk ishte e vështirë të dalloje 27-vjeçaren pasi fytyra e saj ëngjëllore ka mbetur e njëjta. Por trupi dhe format e modeles, duket se i përkasin së shkuarës.