• |
ide | kryesore

Armina: Orët e vona janë për dashuri dhe gota

Arkiva, Paparazzi
armina instagram.jpg


Ajo po kërkon të mos jetë thjesht një bukuroshe e ekranit apo e dashura e djalit të Sali Berishës. 
Armina Mevlani dëshiron të jetë dhe një "model" për shumë vajza të reja që ndjekin me besnikëri blogun e saj. Aty ajo shfaq kombinime veshjesh, këpucësh e aksesorësh, të cilat i mban gjithmonë veshur vetë në poza të ndryshme. 
Por kohët e fundit, e dashura e djalit të ish- kryeministrit po i shoqëron fotot e saj edhe me dedikime apo shprehje të ndryshme, si kjo e fundit. Veshur shumë klas, ajo ka ndarë me ndjekësit e Instagramit momente nga mbrëmja e kaluar tre netë më parë, ku sipas asaj që shënon vetë bukuroshja, është argëtuar shumë. Madje Armina zbulon dhe filozofinë e saj se si duhen kaluar netët për të qenë të lumtur, duke shkuar në anglisht: "Mbrëmjet e vona janë vetëm për dashuri e për disa gota". Ndjekëset e saj e morën kështu edhe një leksion falas për netët e gjata.