• |
ide | kryesore

Drini Zeqo: Fevziu me tha një sekret

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg


Mbrëmja e së hënës në “Dance with me”, veç kërcimeve ka sjellë dhe batuta nga Vip-at, të cilët si natë e parë, i lejuan vetes edhe ndonjë fjalë më tepër. Më i spikaturi ishte momenti kur Alketa Vejsiu pas performancës, pyeti Drini Zeqon (si krahu i djathtë i Fevziut), nëse gazetari i Opinion, vallëzon? Pa u menduar, Drini e pati gati përgjigjen që u duk sikur zbuloi një sekret: “Blendi më tha të të them se këtë vjeshtë do ketë disa çifte politikanësh që do të çudisin”, duke lënë mister emrat e atyre që tingëlluan sikur i përkasin aleancave të reja mes liderëve politikë.