• |
ide | kryesore

Ekskluzive/ Ish-miss Shqipëria përgënjeshtron mediat: Në Turqi më njohin si Almeda shqiptarja, si mund të them që jam turke!

Arkiva, Paparazzi
almeda hapje.jpg


Atrikujt e shpërndarë javën e shkuar në median rozë, sipas të cilëve, ish-miss Albania Almeda Abazi ka mohuar prejardhjen e saj nga Shqipëria, kanë rezultuar të pavërtetë. Bukuroshja zeshkane ka reaguar për këtë lajm, duke thënë se në Turqi e njohin dhe e pëlqejnë pikërisht sepse është shqiptare. Për lapsi.al, Almeda Abazi shprehet se asgjë në ato ccfarë shkruhet nuk është e saktë: “Është shpikja më kot që kanë bërë rreth meje deri më sot. Akoma nuk e kam kuptuar se nga doli ky lajm i pavërtetë. Mua këtu në Turqi të gjithë më njohin si Almeda shqiptarja.”

Ish-miss Shqipëria e cila prej vitesh ka ndërtuar karrierën e saj në televizionin turk, u përfol ditët e fundit se për shkak të dashurisë me turkun Tolgahan Sayisman i njohur si Çenari, ka preferuar të konvertohet në turke. Por, sipas saj kjo nuk është e vërtetë pasi, edhe për këtë marrëdhënie nuk ka asgjë konkrete: “Si mund të them që jam turke?! Aq më tepër për t’i bërë qejfin të dashurit, për të cilin nuk kam folur kurrë në media”. – përfundon reagimi i Almeda Abazit për lapsi.al.