• |
ide | kryesore

Publikohet video provokuese që mund të penalizojë Rita Orën

Arkiva, Paparazzi
rita video.png


Javën e shkuar Daily Star botoi një artikull sipas të cilit, këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, rrezikon vazhdimësinë si anëtare e jurise në X Factor. Shkrimi i referohej një video me përmbajtje jo etike, që audiencës dhe pjesëmarrësve në moshë të re në talent show-n britanik, do t’i bënte përshtypje dhe imazhi “serioz” i Ritës në show, do të vihej në dyshim.

Tashmë video është publikuar. Në filmim shfaqet bjondja teksa kërcen dhe provokon përmes lëvizjeve, brënda në makinë. Nuk dihet vendimi që do të marrë Simon Cowell, krijuesi dhe producenti i X Factor. Nëse Rita përjashtohet nga X Factor për shkak të videos, kjo do të krijonte një situatë jo të mirë në gjendjen psikologjike e stilin e këngëtares, pasi provokime të tilla, 24-vjeçarja i ka pjesë të përditshmërisë dhe figurës së saj artistike.