• |
ide | kryesore

Tuna dhe Cozman nuk janë ndarë, çifti shfaqet bashkë në Londër

Arkiva, Paparazzi
tuna 1.jpeg


Përkundër thashethemeve mbi ndarjen, dyshja e njohur e muzikës duket se po vazhdon lidhjen si më parë. Këngëtarët e hiteve me zogun, u përfshinë pak kohë më parë në artikuj ku u shkrua se i dhanë fund marrëdhënies 3-vjeçare. Por, sipas informacioneve të sigurta të lapsi.al, Tuna dhe Cozman, janë sërish bashkë e po shijojnë dashurinë e tyre në Londër. 

Këto dy foto të postuara veçmas në profilet e këngëtarëve në IG, tregojnë se ata janë takuar dhe po shoqërohen akoma. Është makina e bardhë që rastësisht ose jo, provon se ata kanë udhëtuar të dy drejt dyqanit të markës KTZ, ku Tuna ka takuar një prej kreatorëve të veshjeve të njohura, Marjan Pejoski.

Po ashtu, mbrëmjen e së dielës në “Pulse Club” të Londrës, u organizua sfilata e KTZ, ku sipas informacioneve të lapsi.al, dyshja është shfaqur sërish bashkë. Thashethemet e shpërndara kryesisht nga mediat kosovare duket të jenë të pabaza. Tuna dhe Cozman asnjëherë nuk folën për ndarje, përveç postimeve dhe dedikimeve në distance, që sigurisht nuk nënkuptonin përkeqësim të marrëdhënieve.