• |
ide | kryesore

Viola Spiro braktis Supersport për kërcimin

Arkiva, Paparazzi
IMG_20150921_112046.jpg


Viola nuk do te jete me ne emisionet sportive ne Digitalb. Ajo sonte do të nisë konkurimin në spektaklin “Dance with me”, ku partner ka Drini Zeqon.
Bukuroshja për Panoramën ka rrëfyer arsyet e largimit të saj duke paralajmëruar së shpejti një tjetër format.
“Ika me kërkesën time. Më mirë të them, lashë një emision për të marrë më vonë një tjetër. Fakt është që unë jam larguar vetë nga emisioni dhe gjithmonë kam një derë të hapur në Digitalb, por u transferova në Tv Klan për një eksperiencë të re dhe planet e tjera që kam, si dhe për të përfunduar studimet e larta.”
Ndryshe “Dance with me” nuk është përvoja e parë e Violës me vallëzimin, ajo pjesë e medias shqiptare u bë duke filluar si velinë e emisionit “ Fiks Fare”.