• |
ide | kryesore

Rrëfehet “escort-a” shqiptare në Dubai: Marr 1500 euro nata, bëj jetën që dua

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg


Një vajzë shqiptare me emrin Alma e cila punon si “escort” në Dubai, pra shoqëruese e burrave të pasur kundrejt pagesës, ka treguar për jetën e saj. Në një rrëfim për “Top Shoë” Alma foli për profesionin e saj, se si ka nisur ta bëjë këtë punë dhe çfarë përfitimesh ka. “Për herë të parë në Dubai kam shkuar para 5 vjetësh. Shkova me një shoqen time pasi e kishim lënë të bënim një udhëtim. Për eskortat kisha dëgjuar se ishin shoqëruese luksi. Shkoj në një nga lokalet e natës atje, dhe një nga njerëzit shumë të pasur donte të më ofronte një pije. U shkëput nga turma dhe ma ofroi. Tani kam çdo gjë që dua, veshjet që dua, bëj jetën që kam dashur gjithmonë, kam arritur ta prek atë”. Më tej shoqëruesja e luksit nga Shqipëria tregon se në çfarë konsiston puna e saj: “Një person që ka dëshirë që unë t’i ofroj atë shërbim më sjell shoferin e tij personal në hotel. Normalisht hamë mëngjesin bashkë. Në qoftë se ka dëshirë të më ofrojë diçka, një veshje apo një aksesor të shtrenjtë, e bën këtë. Më pas ne vazhdojmë ditën me takime të ndryshme me njerëz të rëndësishëm, me ambasadorë ose hamë dreka të ndryshme ku unë e shoqëroj”, shprehet ajo. Sipas të resë shqiptare, ky është një profesion që duhet mbajtur sekret. “Nuk e paragjykoj veten për këtë gjë që po bëj, pasi është diçka që dua ta bëj. Më siguron mirëqenie dhe personi të cilit i ofroj këtë shërbim është totalisht i vetëdijshëm dhe ka dëshirë ta bëjë. Një vajzë eskortë nuk mund të ketë shumë shoqe që e bëjnë këtë gjë pasi është diçka diskrete sepse jo shumë femra e kuptojnë këtë. Prandaj është më mirë që të ketë sa më pak”. Nuk fund shoqëruesja e luksit Alma sqaron dhe kushtet e punës, pasi jo kushdo mund të bëhet nje “escort”. “Mosha më e preferuar për një eskortë në Dubai është rreth 22-23 vjeç. Unë për momentin ndihem shumë mirë, arrij të plotësoj nevojat e mia dhe kam ndërmend ta bëj për një farë kohe. Çmimet për një eskortë variojnë nga 200 euro në orë deri në 1500 euro për të gjithë natën”, Veç rrëfimit të Almës, në studion e Dudushit u fol gjatë lidhur me temën, dhe të ftuarit u shprehën se ky profesion është tejet i përhapur në Shqipëri. Madje u tha se edhe femra të famshme shqiptare e bëjnë këtë.