• |
ide | kryesore

Çfarë ka ndryshuar Elvana Gjata?

Arkiva, Paparazzi
elva.jpg


Elvana Gjata prodhon gjithmonë risi. Kështu komenton së paku revista Anabel. “Ajo nuk ka sjellë këngë të reja që prej “Love me love me’, por duket se ka qenë një periudhë eksperimentimi me look-un e saj. E pranishme në evente, koncerte, apo shërbime fotografike, Elvana është shfaqur gjithmonë ndryshe” shkruan Anabel.

Këtë transformim Elvana e filloi pasi hoqi dorë nga ngjyra gështenjë e flokëve, me të cilën e kishim parë që në nisje të karrierës, për një bjonde natyrale në mjaltë. Më pas, duke ruajtur gjatësinë e flokëve, Elvana eksperimentoi me dritëhije bjonde dhe më pas, i ktheu në platin me rrënjë më natyrale, duke i prerë në një gjatësi të mesme .

Në foton e fundit të shpërndarë në Instagram, Elvana Gjata duket përsëri ndryshe; flokët e saj janë plotësisht bjonde platin. Duke ruajtur gjithsesi një pjesë të errët në rrënjë, ajo ka pozuar me veshjen e Valdrin Sahitit , dhe grimin e Sellma Kasumoviqit. Parukieri Kaci Lleshi ka qenë ai që ka bërë këtë ndërhyrje në flokët e Elvanës.