• |
ide | kryesore

Gafë në Miss Universe/ Prezantuesi shpall si fituese vajzën e gabuar (video)

Arkiva, Paparazzi
miss-universe.jpg


“Fituese e Miss Universe 2015 është… Kolumbia!” Lot. Fishekzjarre. Përqafime. Fotografi. Kur e gjithë bota po shjonte “Miss Kolumbinë” si fituese të “Miss Universe” prezantuesi e ka marrë sërish fjalën. “Më falni. Kam një njoftim për të bërë. Shoqëruese e parë e Miss Universe është Miss Kolumbi. Miss Universe është Miss Filipine”. Kjo ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në konkursin e bukurisë të mbajtur në Las Vegas të SHBA. Prezantuesi i spektaklit, Steve Harley, shpalli gabimisht Miss Kolumbinë, Arianda Gutierrez si fituese. Ajo e ka mbajtur kurorën me diamantë vetëm 2 minuta në kokë sepse më pas iuj desh ta dorëzonte. Fituesja e vërtetë ishte Miss Philippines, Pia Alonzo Wurtzbach. Prezantuesi 58 – vjeçar shprehu keqardhje për gabimin që kishte bërë, madje i tregoi publikut edhe letrën me emrin e fitueses që mbante në dorë.